Haziri në Sofje, kërkon integrim më të shpejtë të Kosovës në BE
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh kryetar i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, dhe anëtari i kryesisë së LDK'së, Arban Abrashi, po qëndrojnë në Sofje të Bullgarisë, për Samitin e Partive Popullore Evropiane, ku po zhvillohen takime pune në prag të Samitit të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perendimor.
Lajme
Gjatë punimeve të Samitit të PPE’së, Haziri ndër të tjerash kërkoi liberalizimin e vizave për Kosovën, qartësimin e procesit të integrimit evropian, si dhe investime më të mëdha infrastrukturore nga BE-ja, bën të ditur një njoftim nga LDK.
Partitë Popullore Evropiane gjithashtu miratuan një deklaratë, ku ftohen vendet e Ballkanit Perendimor, të kultivojnë marrëdhënie të mira fqinjësore dhe ku sovraniteti dhe integriteti i shteteve duhet respektuar, thekson njoftimi.