Haziri: Në katër vitet e ardhshme do të ndodhë tregimi i madh për Gjilanin – Lajmi.net
Haziri: Në katër vitet e ardhshme do të ndodhë tregimi i madh për Gjilanin
Autori: Lajmi.net LajmePolitikëZgjedhjet Lokale 2017 21:48, 14 November 2017
Kryetari aktual dhe kandidati i LDK’së për edhe një mandat qeverisës me Gjilanin, Lutfi Haziri, në një tubim madhështor të organizuar nga “Arbëria” dhe “Zabeli”, ka falënderuar qytetarët për mbështetjen fascinuese për garën e 19 nëntorit.

 

“Besimi juaj ndaj neve më 22 tetor na bënë të përgjegjshëm, falënderues dhe të përkulur. Karshi tjerëve, ju na keni bërë fitues të dyfishtë. Prandaj, besoj shumë që mbështetjen do ta dyfishoni”, ka thënë Haziri.

“Në katër vitet e ardhshme do të ndodhë tregimi i madh për Gjilanin. Investimet e mëdha do t’i shtrijmë me prioritet në “Arbëri”, ndërsa projekti më i madh do të jetë ndërtimi i çerdhes për fëmijët e lagjes nga 0-6 vite”, tha Haziri.

Haziri theksoi se dallimi që LDK e ka me të tjerët e trajto si vlerë, duke thënë se tradicionalisht gjilanasit kanë treguar se janë njerëz të paqes, tolerancës, e punëtorë, por që nuk lejojnë të mashtrohen nga të tjerët.

 

Fjalët kyçe: Haziri

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Berry Rush
  • Play Zombie Big Trouble
  • Play iStunt 2
  • Play Turbo Racing 3