Haziri mbështetë protestën për lirimin e Ramush Haradinaj

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka shprehur mbështetjen për protestën e sotme të organizuar me kërkesën për lirimin nga ndalimi në shtetin e Francës të ish-kryeministrit Ramush Haradinaj.

Lajme

11/01/2017 13:21

“Mbështesim fuqishëm protestën e sotme të organizuar për lirimin e ish-kryeministrit Haradinaj, i cili në dy procese e dëshmoi pafajësinë e tij. Prandaj, mendojmë se ai duhet të lirohet dhe të kontribuoj për Republikën e Kosovës. Shqiptarët historikisht kanë qenë të përndjekur nga Serbia padrejtësisht, me akuza të paqëndrueshme sikurse në rastin e z. Haradinaj. Kjo çasje destruktive e Serbisë duhet të ndalet njëherë e përgjithmonë dhe të mos përfillet nga shtetet aleate të Republikës sonë”, ka thënë kryetari Haziri. /Lajmi.net/