Haziri: LDK nuk do me ni as për Thaçin, as për Haradinajn, as për Limajn

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se kjo parti nuk do që t’ia dijë për Hashim Thaçin, Ramush Haradinajn apo Fatmir Limajn, pasi që sipas tij, ata i kanë interesat e tyre.

Lajme

29/05/2018 18:27

Këto komente Haziri i dha në Info Magazine kur po fliste për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

“LDK nuk do me ni sot e 100 vjet e ardhshme as për Thaçin, as për Haradinajn, as për Limajn, sepse ata i kanë interesat e veta”, ka thënë Haziri në Info Magazine të Klan Kosovës.

“Asnjë raport tjetër nuk e kemi”.

“Këta përfaqësojnë partitë dhe institucionet e tyre”.

“Zotëri Veseli e ka nëpërkëmbë marrëveshjen politike LDK-PDK dhe duhet t’i vuajë këto pasoja”.

“Ne duhet të lutemi, të pyetemi, dhe të përkëdhelemi politikisht për pjesëmarrje në këtë proces, sepse nuk e kemi asnjë interes për të marrë pjesë në këtë proces”, ka thënë Haziri, duke shtuar se atë duhet ta mbrojnë ata që thirren se marrin vendime të vështira”.