Haziri konfirmon rishikimin e marrëveshjes së LAN-it

Lutfi Haziri thotë se LDK është duke e rishikuar marrëveshjen e arritur me AAK-në e Nismen. Por, sipas tij, kjo nuk nënkupton edhe ndryshim të qëndrimeve. 

Lajme

04/11/2014 17:05

Në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) janë shtuar zërat që kërkojnë ridizajnim të marrëveshjes së bllokut dhe që Isa Mustafa të kandidohet për kryeministër.

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se marrëveshja e bllokut po respektohet, por nuk e mohon mundësinë rishikimin e saj. Mirëpo, sipas tij, ky rishikim nuk është mekanizëm që kërkon ndryshim pozicionesh, por është proces politik që po shkon në drejtimin e vetë.

“Se a do të jetë Isa Mustafa kandidat më i mirë për LDK-në, ka qenë gjithmonë kandidati i vetëm i nominuar, por ne kemi një marrëveshje politike, të cilën jemi duke e rishikuar. Rishikimi nuk nënkupton largim të njerëzve, por nënkupton përshtatje me situatën e re, apo me rrethanën e re politike”, ka thënë Haziri për “Radio Kosovën”.