Haziri – ekipit të ri negociator: Puna e mbarë pa ne!

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se koalicioni qeverisës bashkë me Shpend Ahmetin kanë vendosur ta lënë LDK-në jashtë dialogut me Serbinë.

Lajme

16/12/2018 13:46

Sipas Hazirit, ata kanë shkelur mbi vullnetin politik të partisë më të madhe në Kosovë, përcjell lajmi.net.

Mirëpo ai ka shtuar se askush s’do të mund ta ndajë Kosovën meqë çdo marrëveshje duhet të marrë 2/3 e deputetëve të Parlamentit.

Postimi i plotë:

Dy fjalë për ata që po e ftojnë LDK’në pas miratimit të Rezlutës

E miratuat rezolutën sipas ‘kompromiseve’ mes PAN’istave e PSD. Na përjashtuat nga mundësia e ndërtimit të unitetit.

Shkelët mbi vullnetin e ofruar politik në tryezat politike.

Dialogu i brendshëm dhe rezolutat e ofruara nuk iu mjaftuan, por i shikuat numrat në sallë dhe kërkuat të tregoni forcën e numrave. Por, forca e numrave nuk iu siguron ratifikim.

E keni ndarë politikën e Kosovës, mirëpo nuk mund ta ndani Kosovën kurrë. Ajo do të bëhet edhe më e madhe dhe më unike. Për këtë ju suguroj. Ashtu siç e siguruat ekipin e presidentit Thaçi! Puna e mbarë pa Ne! /Lajmi.net/