Haziri apelon që premtimet publike në Gala Mbrëmjen humanitare të përmbushën

Nga 200 mijë euro të premtuara në Gala Mbrëmjen humanitare më 27 dhjetor të mbajtur në Gjilan, deri tani në xhirollogaritë bankare të Komunës janë deponuar 55 mijë euro.

Lajme

06/01/2018 19:25

Kështu ka bërë të ditur kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.

“Dje deponuan mjetet e premtuara edhe familja Zymberi që jeton në Gjermani ( 1 mijë euro), e cila dha dy dëshmorë për lirinë e shqiptarëve, Tefik e Hanumshahe Zymberi, sikurse edhe mërgimtari Sali Aliu, i cili deponoi mjetet në emër të tij dhe bashkëpunëtorëve”, ka shkruar Haziri.

Megjithatë, ai ka apeluar të të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë që t’i përmbushin premtimet publike për t’i dalë në ndihmë fëmijëve me nevoja të veçanta dhe nënave pa përkujdesje. /Lajmi.net/