Haziri: 2018-ta, vit i realizimit të objektivave të mëdha për arsimin në Gjilan – Lajmi.net
Haziri: 2018-ta, vit i realizimit të objektivave të mëdha për arsimin në Gjilan
Autori: Lajmi.net LajmeNacionale 13:44, 12 January 2018
Në prag të fillimit të gjysmëvjetorit të dytë, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka zhvilluar sot një takim me drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme.

Kryetari Haziri, pasi uroi për një vit të mbarë, ka vlerësuar se ky është vit i realizimit të objektivave të mëdha për sektorin e arsimit, derisa ka përmendur investimet e mëdha.

“Tashmë jemi në përfundim të objektit të shkollës së mesme të artit, ndërsa kemi filluar me ndërtimin e shkollës fillore në Haxhaj. Përveç këtyre, kemi investuar në dy laboratorë në Gjimnazin natyror “Xhavit Ahmeti”, atë të kimisë dhe biologjisë dhe tash e tutje nxënësit do të marrin njohuri nga puna praktike dhe do të jenë kuadro premtuese për të ardhmen”, ka thënë kryetari Haziri.

Ai theksoi se gjatë vitit 2018, Komuna po punon me prioritet në reformimin e administratës, përmirësimin e menaxhmetit të shkollave, rishikimin e normave, për rregullshmërinë dhe eliminimin e dukurive negative.

“Në veçanti po bëjmë përpjekjet tona të mëdha me synimin që shkollat t’i bëjmë sa më atraktive për nxënësit”, ka thënë Haziri, duke rikonfirmuar se arsimi mbetet prioriteti i parë i qeverisjes.

Ndërkaq, drejtori i Arsimit në Gjilan, Bardhyl Syla, ka falënderuar kryetarin Haziri për mbështetjen e vazhdueshme për këtë sektor, duke konfirmuar angazhimet e mëdha për realizimin e objektivave.​/Lajmi.net/

Fjalët kyçe: arsimi, Gjilan, Lutfi Haziri

Fotolajm

“Kulturë boksi” përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /FOTO
Foto, aparati për matjen e fuqisë së goditjes përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /lajmi.net ?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play World Soccer Champion
  • Play Zombie Big Trouble
  • Play Turbo Racing 3
  • Play Supercar Showdown