Hazard te Reali, Bale te Chelsea

Eden Hazard mund të bëhet ‘galaktiku’ i radhës i Real Madrid.

Sport

22/11/2018 10:19

‘Los Blancos’ janë të gatshëm të hidhen në treg për një tjetër transferim të madh në botën e futbollit.

Sipas Okdiario, Real Madrid po planifikon të hidhet në sulm për yllin e Chelsea, Eden Hazard, të cilin dëshiron ta transferojë në afatin kalimtar të janarit.

Për të bindur Chelsean, Real Madrid dëshiron që në drejtim të kundërt të nis yllin uellasian, Gareth Bale, i cili edhe në të kaluarën ka qenë pjesë e Premierligës, ku ka veshur fanellën e Tottenham Hotspur.

Drejtuesit e Real Madrid e shohin Hazardin si lojtarin ideal për të ringjallur sezonin e keq të tyre, që solli deri në shkarkimin e trajnerit Julen Lopetegui.

Në anën tjetër, në kampin madrilian shohin se ka ardhur fundi i kohës së Bale te Real Madrid, që këtë sezon ka shënuar vetëm tri gola në 11 paraqitje./Lajmi.net/