Hazard te Real Madrid? Conte me përgjigje epike

Trajneri i Chelsea, Antonio Conte, u është përgjigjur spekulimeve të medieve që raportonin për një transferim te Eden Hazard te Real Madridi.

Sport

10/03/2017 18:14

Hazard është një lojtar i preferuar i Zinedine Zidanes, dhe ky i fundit sipas medieve në Spanjë, ka përgatitur planin për transferimin e tij në ‘Santiago Bernabeu’.

Por, Antonio Conte ka deklaruar se Hazard nuk ka asnjë arsye për t’u larguar nga Chelsea.

“Nuk ka asnjë arsye për t’u larguar. Chelsea është skuadër e madhe po aq sa Real Madridi”, ka deklaruar Conte./Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6