Hazard – Real Madrid, lajmi i fundit nga Conte (FOTO)
Eden Hazard nuk do të largohet nga Chelsea.
Merkato
Antonio Conte ka mohuar spekulimet rreth transferimit të Eden Hazard në Real Madrid.
“Hazard është shumë i lumtur të qëndrojë me ne dhe të luajë për Chelsean”, ka deklaruar Conte, përcjell Express.
“Në të kaluarën kam lexuar shumë histori rreth Hazardit me Real Madridin – dhe tani me Barcelonën. Ky është afat kalimtar i lojtarëve dhe ne duhet ta kuptojmë këtë”, ka përfunduar ai. /Lajmi.net/