Hazard për Topin e Artë

Portieri i Chelseas, Petr Cech ka përkrahur bashkëlojtarin Eden Hazard si fitues i ardhshëm i Topit të Artë. Reprezentuesi belg udhëhoqi gjigantin londinez drejt kreut të Premierligës të shtunën duke shënuar het-trik në fitoren 3:0 ndaj Newcastles. Hazard ka arritur në kuotën e 14 golave këtë sezon, vetëm një më pak se sa shënoi në…

Sport

09/02/2014 10:29

Portieri i Chelseas, Petr Cech ka përkrahur bashkëlojtarin Eden Hazard si fitues i ardhshëm i Topit të Artë.

Reprezentuesi belg udhëhoqi gjigantin londinez drejt kreut të Premierligës të shtunën duke shënuar het-trik në fitoren 3:0 ndaj Newcastles.

Hazard ka arritur në kuotën e 14 golave këtë sezon, vetëm një më pak se sa shënoi në komplet edicionin e shkuar.

Dhe, Cech i cili e ruajti portën të pamposhtur ndaj Newcastles, ka thënë se 23-vjeçari mund të bëhet edhe më i mirë.

“E kam thënë edhe më parë se nëse ai vazhdon të punojë dhe vazhdon të zhvillohet, ka shumë kualitete, dhe nëse i përdor ato kualitete, një ditë do ta fitojë Topin e Artë”, deklaroi Cech.

Cech lavdëron Hazardin

“Do të varet prej tij dhe futbollistëve që janë rreth tij që t’i ndihmojnë që ta arrijë këtë. Ai është shumë i talentuar, ka qenë i shkëlqyeshëm prej ditës së parë kur erdhi në klub, dhe është duke u përmirësuar, shpresojmë të vazhdojë të përmirësohet”, u shpreh portieri i Republikës çeke.