Hazard pajtohet me Mourinhon

Mesfushori i Chelseas, Eden Hazard ka mbështetur menaxherin Jose Mourinho dhe kritikat e tij. Ylli belg thotë se dëshiron të përmirësohet edhe më tepër në sezonin e ardhshëm.

Sport

14/05/2014 17:13

Mesfushori i Chelseas, Eden Hazard ka thënë se menaxheri Jose Mourinho kishte të drejtë që e kritikoi së fundmi, duke thënë se ai do të mundohet të përmirësohet në edicionin e ri.

Special One akuzoi yllin belg se nuk e ka qasjen e duhur për t’u shndërruar në një prej futbollistëve më të mirë në botë, pavarësisht potencialit të madh që ka.

Dhe, Hazard ka thënë se Mourinho pati të drejtë. Kritikat e Mourinhos? E di se duhet të përmirësohem, ka të drejtë. Një ditë mund të fitojë Topin e Artë, por jo tani”, deklaroi Hazard për uebfaqen zyrtare të Chelseas.

“Është mbyllur sezoni im i dytë në Chelsea, pak sa më i mirë se i pari. Ndihem mirë fizikisht, dua të përmirësohem në vitin e ardhshëm. Kam ardhur këtu për të fituar tituj dhe edhe në këtë aspekt, rruga ka qenë mjaft e mirë për mua, edhe pse këtë edicion jo për ekipin pasi nuk fituam asgjë”, u shpreh ai.