Hazard, numër 10 në Chelsea

Eden Hazard do të mbajë numrin 10 në Chelsea, nga edicioni i ardhshëm. Mesfushori belg ka njoftuar se do të ndërrojë numrin e fanellës, vendim që duket se konfirmon qëndrimin e tij në Stamford Bridge.

Sport

04/06/2014 00:41

Eden Hazard duket se i ka dhënë fund spekulimeve rreth largimit të tij nga Chelsea gjatë këtij afati kalimtar të verës duke konsideruar se do të mbajë numrin 10 në fanellë, për sezonin e ardhshëm.

Reprezentuesi belg spekulohet me transferim në Paris Saint-Germain.

Mirëpo, Hazard duket se ka konfirmuar vendosmërinë e tij ndaj Chelseas, duke e ndërruar numrin nga 17 në 10, që ka qenë i lirë prej largimit të Juan Matas nga Stamford Bridge në janar.

“Jam shumë i lumtur që do të mbaj numrin 10 për Chelsean”, deklaroi Hazard.

“Është numri im i preferuar dhe është numri të cilin e mbaj në ekipin Kombëtar, si dhe e kanë bartur më parë disa heronj të mi nga fëmijëria, si Zinedine Zidane. Shpresoj të më sjell fat në të ardhmen dhe mezi pres që tifozët të më shohin në të gjatë sezonit të ardhshëm”, u shpreh ai.