Hazard nuk mund të jetë më i qartë: Dua të luaj në Spanjë dhe ta fitoj “Topin e Artë”

Fantazisti i Chelsea, Eden Hazard, edhe njëherë ka bërë të ditur se cili është synimi i tij për të ardhmen.

Sport

11/10/2018 15:43

Hazard ka ritheksuar se ai dëshiron të luaj në La Liga. Gjithashtu ai ka për synim “Topin e Artë”, përcjell lajmi.net

Lojtari ka qenë i lidhur me një kalim të mundshëm në “Santiago Bernabeu”.

Ai ka theksuar se nuk e sheh largimin në janar si opsion, mirëpo  ka bërë të ditur se e dëshiron kalimin në Spanjë.

“Kam thënë shumë për të ardhmen time, mirëpo largimi në janar nuk është opsion. Duhet ta fitoj “Topin  e Artë”. Fituesit e fundit kanë ardhur nga La Liga” është shprehur belgu.

Numri 10 i Chelsea po kalon në formën më të mirë të mundshme. Ai madje mund të konsiderohet si lojtari më i mirë për momentin.

Ardhja e Sarrit në krye të Chelsea duket se “ i ka hapur sytë” lojtarit belg. /Lajmi.net/