Hazard: Nuk është shenjë e mirë që Lukaku shënoi dy herë

Eden Hazard në formë shakaje ka thënë se dy golat e shënuara nga Romelu Lukaku në fitoren e Belgjikës ndaj Zvicrës nuk janë shenj e mirë.

Sport

13/10/2018 08:57

Kombëtarja e Belgjikës ka shënuar fitore të rëndësishme prej 2:1 ndaj Zvicrës në Ligën e Kombeve.

Të dy golat për Belgjikën i realizoi Romelu Lukaku, dhe këto gola vijnë në prag të derbit Chelsea – Manchester United në Premierligë.

Këto gola nuk i kanë “pëlqyer” Hazardit, pikërisht në prag të kësaj sfide.

“Nuk është shenj e mirë që Romelu shënoi sonte dy gola, sepse unë shumë shpejtë do të luaj kundër tij me Chelsean”, ka deklaruar me shaka Hazard.

“Nëse ai shënon me Belgjikën është mirë, por do të ishte gjë e mirë nëse nuk do ta bënte me Manchester Unitedin”./Lajmi.net/