Hazard në La Ligë

Mesfushori i Chelseas, Eden Hazard mund të largohet nga klubi në fund të këtij sezoni.

Sport

06/02/2016 09:15

Eden Hazard më në fund mund të ndahet nga Chelsea.

Mesfushori belg është duke konsideruar të ardhmen e tij në klub.

Kurse, e përditshmja sportive madrilene “AS” ka bërë të ditur se ai mund të transferohet në Real Madrid, gjatë afatit kalimtar të verës, përcjell “Lajmi.net”.

Hazard është futbollist që i pëlqen shumë trajnerit të “Los Blancos”, Zinedine Zidane.

Andaj, ai mund të kalojë nën urdhërat e francezit për sezonin e ardhshëm.