“Hazard mund të realizojë 40 gola”

Eden Hazard ka shënuar hat trick në ndeshjen ndaj Cardiff City, këtë pasdite, në fitoren 4:1 të Chelsea.

Sport

15/09/2018 21:00

Pas ndeshjes, lëvdata për lojtarin erdhën nga trajneri Maurizio Sarri, i cili edhe shpjegoi pak a shumë mënyrën e lojës së belgut, nën urdhrat e tij.

“Kam folur me të edhe dje dhe i kam thënë se ai mund të shënojë 40 gola. Por, ai duhet të shpenzojë më pak energji larg portës kundërshtare dhe të fokusohet në 25 metrat e fundit.

Kur ne kemi topin nën kontroll, ai ka kontakt me topin 5 deri në 6 herë” ishin fjalët e strategut italian.

Eden Hazard duket se po i rikthehet lumturia në skuadrën e Chelsea dhe me gjasë do të vazhdojë së paku edhe këtë vit me londinezët. /Lajmi.net/