Hazard lë Ronaldon prapa

Vlera e Eden Hazard në tregun e transferimeve, është më e lartë se sa ajo e Cristiano Ronaldos.

Sport

05/01/2016 21:59

Eden Hazard ka vlerë më të madhe se sa Cristiano Ronaldo në tregun e transferimeve, sipas fondacionit zviceran ‘CIES Football Observatory’, transmeton gazeta spanjolle AS.

Vlera e Hazard sipas një studimi të kryer nga ky fondacion, është 131 milionë euro, ndërsa e Ronaldos, 114 milionë, përcjell Lajmi.net

Në renditjen e përgjithshme kryeson Lionel Messi që vlen 251 milionë euro i ndjekur nga Neymar me 153 milionë euro.