Hazard lë Chelsean, i bashkohet gjigantit të La Ligas

Sipas një raporti të ‘Sunday Express’, 26 vjeçari që viteve të fundit ka shkëlqyer te Chelsea, është vënë në krye të listës së dëshirave për t’u transferuar nga Real Madrid.

Sport

12/11/2017 17:58

Eden Hazard mund të përfundojë në La Liga verën e ardhshme.

Emri i tij tashmë është shkruar në fletoren e Real Madridit, që e ka vënë në prioritet yllin belg.

Sipas një raporti të ‘Sunday Express’, 26 vjeçari që viteve të fundit ka shkëlqyer te Chelsea, është vënë në krye të listës së dëshirave për t’u transferuar nga Real Madrid.

Është trajneri Zinedine Zidane që e sheh Hazardin si lojtarin ideal në skemat e tij.

Hazard që në karrierën e tij ka luajtur edhe në Francë te Lille, mund të zë vendin e Gareth Bale, që mund të kalojë në Premierligë.

Përndryshe belgu e ka pranuar edhe publikisht se admiron Zinedine Zidanen, dhe se një ditë do t’i pëlqente të punonte me të./Lajmi.net/

YouTube player