Hazard kërkon ndihmë nga Google

Ylli i Belgjikës, Eden Hazard është aq i pakënaqur me paraqitjen e tij kundër Argjentinës në Kampionatin botëror sa që ka kërkuar nga Google t’i shlyejë gjurmët në internet.

Sport

14/08/2014 20:05

Secili futbollist ka ndonjë ndeshje që dëshiron ta harrojë sa më parë. Megjithatë, ylli belg i Chelseas, Eden Hazard ka kërkuar nga Google që t’i shlyejë njoftimet e paraqitjes së tij të dobët kundër Argjentinës në Kampionatin botëror.

Hazard nuk përmbushi parashikimet në garën në Brazil dhe paraqitja e tij në duel me Argjentinën do t’i qëndrojë në mendje për një kohë të gjatë, për arsye negative.

Mirëpo, sipas të përditshmes belge “Lavenir”, mesfushori i Chelseas është duke u munduar t’i shlyejë gjurmët e paraqitjes së tij të dobët në çerekfinale përfshirë vlerësimet e tij me nota të dobëta.

Fatkeqësisht për të, janë disa gjëra që nuk mund të qëndrojnë të fshehura në internet.