Hazard kërcënon Parisin

Mesfushori Eden Hazard është optimist se Chelsea ka planin duhur për të rrëzuar Paris Saint-Germainin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve të mërkurën e ardhshme. PSG është aktualisht në seri prej 12 ndeshjesh pa humbje në të gjitha garat. Mirëpo, Hazard beson se Chelsea mund t’i eliminojë ata. 23-vjeçari e krahasoi PSG-n me rivalin nga…

Sport

26/03/2014 13:06

Mesfushori Eden Hazard është optimist se Chelsea ka planin duhur për të rrëzuar Paris Saint-Germainin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve të mërkurën e ardhshme.

PSG është aktualisht në seri prej 12 ndeshjesh pa humbje në të gjitha garat. Mirëpo, Hazard beson se Chelsea mund t’i eliminojë ata.

23-vjeçari e krahasoi PSG-n me rivalin nga Premierliga, Arsenal, kundërshtar të cilin Chelsea e mposhti me rezultat 6:0, dhe tregoi se skuadra do të hyjë në ndeshjen në Paris me qasje të njëjtë.

“Mendoj se Parisi është pak sa sikur Arsenali, ata duan të diktojnë lojën dhe nëse ne jemi gati, nëse i mbyllin si duhet, mund t’ua vështirësojmë gjërat”, deklaroi Hazard.

“Jemi të vetëdijshëm për rrezikun që paraqet Zlatan Ibrahimovic, pa dyshim. Thiago Motta është po ashtu futbollist i mrekullueshëm. Cabaye është futbollist i mirë, njësoj sikurse Cavani dhe ata janë të fortë në mbrojtje”, u shpreh ylli belg.