Hazard ka një kusht për vazhdimin e kontratës në Chelsea

Eden Hazard ka thënë se dëshiron që para tij të ardhmen në klub ta konfirmojë portieri, Thibaut Courtois.

Sport

12/01/2018 09:01

Eden Hazard ka shfaqur gatishmëri për vazhdimin e kontratës në Chelsea.

Por, mesfushori ka thënë se dëshiron që para tij të ardhmen në klub ta konfirmojë portieri, Thibaut Courtois.

“Po”, ka thënë Hazard për Mirror Football kur u pyet nëse do të nënshkruante kontratë të re me Chelsean.

“Mendoj se Thibaut së pari. Pastaj do të nënshkruaj edhe unë”, ka shtuar ai. /Lajmi.net/