lajmi.net

Hazard ishte afër Arsenalit

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger ka zbuluar se Eden Hazard ishte pranë transferimit të skuadra e tij, mirëpo kjo gjë nuk ndodhi për arsye financiare.

Sport

04/10/2014 17:38

Wenger ka zbuluar se ishte shumë afër të transferojë Hazardin nga skuadra e Lille, mirëpo ky transferim nuk ndodhi për arsye financiare.

“Ne ishim afër transferimit të Hazardit, por kjo gjë nuk u arrit për arsye financiare. Natyrisht, ai është një lojtar i pabesueshëm”.

“Në moshën 20 dhe 21 vjeçare, ai u zgjedh për dy vite radhazi, lojtari më i mirë në Francë. Kjo gjë  nuk ndodhë me shumë lojtarë”, tha Wenger.

Hazard u transferua nga Lille te skuadra e Chelseas, me të cilën është duke shkëlqyer dhe është njëri ndër lojtarët kryesor i projektit të Jose Mourinhos.

Hazard ishte afër Arsenalit

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger ka njoftuar se ishte pranë transferimit të mesfushorit Eden Hazard, para se fuqia financiare e rivalit Chelsea të luajë rolin vendimtar për kalimin e tij në Stamford Bridge.

Sport

06/05/2014 22:35

Arsene Wenger ka bërë të ditur se ishte pranë transferimit të mesfushorit Eden Hazard, para se ylli belg të kompletonte transferimin te rivali i Premierligës, Chelsea.

Menaxheri i Arsenalit ka njoftuar se kishte zhvilluar bisedime me menaxherin e Hazardit në shtëpinë e tij, mirëpo fuqia financiare e rivalit londinez e vendosi fituesin e betejës për blerjen e yllit belg nga Lille.

Hazard fitoi çmimin e futbollistit më të mirë të ri të vitit në Premierligë, ndërsa ishte i dominuar edhe për çmimin kryesor, të cilin e fitoi sulmuesi i Liverpoolit, Luis Suarez.

I pyetur rreth mundësisë së transferimit të belgut, Wenger tha për BeIn Sports: “Po, jam munduar ta transferoj, jam takuar me menaxherin e tij në shtëpinë time por prapë barriera ishte financiare dhe Chelsea bëri një ofertë të cilën ne nuk ishim në gjendje ta bëjmë”.

“Ai mund të jetë një prej atyre futbollistëve që zhvillohet në statusin e Messit dhe Ronaldos, nëse vazhdon të zhvillohet mirë”, u shpreh strategu francez.

Hazard, në muajt e fundit është spekuluar me rikthim në Ligue 1, te kampioni në fuqi Paris Saint-Germain.

LM