Hazard i mbetet besnik Chelseat

Eden Hazard thotë se spekulimet për një transferim të mundshëm në PSG nuk e shpërqendrojnë atë. Mesfushori belg është më shumë i fokusuar tek Botërori i Brazilit për momentin.

Sport

27/05/2014 20:20

Eden Hazard i ka hedhur poshtë spekulimet se mund të transferohet në Paris Saint-Germain gjatë verës.

Përfaqësuesi belg i përgënjeshtroi zërat që flisnin se ai mund të lëviz tek kampioni i Francës nëse gruaja e tij e kërkon këtë

Flitej se PSG i ka bërë gati 74 milionë euro për ish futbollistin e Lilles, por i pyetur për një transferim të mundshëm në Parc des Princes, Hazard ak thënë se është i fokusuar në Botëror.

“Nëse më njihni, do ta kuptoni se nuk jam një njeri që mund ta shpërqendroni. Çdo vit ata thonë se jam çdo kund. Kjo është pjesë e punës”, deklaroi fillimisht Hazard.

“Jam fokusuar në Botëror, i cili është më i rëndësishëm sesa ato që shkruhen në gazeta”, vazhdoi Hazard, i cili i prishi paksa punët me Jose Mourinhon, pas përfundimit të sezonit në Premierligë.