Hazard: I kam nevrikosur të gjithë trajnerët që kam punuar me ta

Eden Hazard ka dhënë një deklaratë befasuese ku ka thënë se ai i ka nevrikosur të gjithë trajnerët e Chelsea  me të cilët ka punuar.

Sport

21/01/2019 20:30

Pas humbjes dëshpëruese ndaj Arsenal, me rezultatin 2:0, ishte trajneri i Chelsea, Maurizio Sarri i cili shpërtheu në konferencën për shtyp, duke adresuar disa kritika për lojtarët e tij.

Sigurisht se cak i kritikave ishte edhe Eden Hazard, i cili nuk ishte bindës në pozitën e 9-shës fals.

Mirëpo, belgu nuk është befasuar nga këto kritika dhe ka thënë se ai ka nevrikosur të gjithë trajnerët, sikurse Sarrin.

“Nuk e kam nervozuar vetëm Conten. Në karrierën time, i kam nervozuar të gjithë trajnerët dhe tani po e nervozoj Sarrin. E kam nervozuar edhe Mourinhon” ka thënë Hazard, transmeton lajmi.net.

“Ata të gjithë mendojnë se duhet të shënosh, të bësh më shumë. Me siguri do ta nervozoj edhe trajnerin e ardhshëm që do ta kem” ka thënë tutje belgu.

Kjo mund të jetë një shenj paralajmëruese se Hazard mund të largohet nga skuadra e Chelsea dhe të punojë me një trajner tjetër. /Lajmi.net/