Hazard frikëson tifozët e Chelseas

Mesfushori i Chelseas, Eden Hazard ka frikësuar tifozët e gjigantit londinez duke pranuar se nuk është në formë të mirë sikurse në edicionin e kaluar.

Sport

03/09/2015 15:57

Mesfushori i Chelseas, Eden Hazard është në krizë, njësoj sikurse skuadra e tij.

Reprezentuesi belg ka frikësuar tifozët e gjigantit londinez duke pranuar se nuk është në formë të mirë sikurse në edicionin e kaluar.

“Kritikat e Mourinhos? I pranoj. Është e qartë, nuk duhet të jeni mjeshtër të futbollit për ta vërejtur se nuk jam në formë të njëjtë me edicionin e shkuar”, deklaroi Hazard për të përditshmen sportive franceze “L’Equipe”.

“Individualisht dhe kolektivisht nuk jemi në maksimum, nuk mund ta mohojmë. Shpresoj që pas pushimit ndërkombëtar të jem në gjendje të rikthej formën ideale”, u shpreh ai.