Hazard ëndërron Premierligën

Eden Hazard ëndërron të fitojë Premierligën me Chelsean pasi udhëhoqi ekipin drejt kreut të tabelës në fundjavë. Jose Mourinho përjashtoi shanset e skuadrës së tij në garë për titull këtë sezon, por Hazard, me het-trikun e tij në fitoren 3:0 ndaj Newcastles të shtunën e ngjiti ekipin në pozitën e parë, pasi Manchester City barazoi…

Sport

10/02/2014 07:50

Eden Hazard ëndërron të fitojë Premierligën me Chelsean pasi udhëhoqi ekipin drejt kreut të tabelës në fundjavë.

Jose Mourinho përjashtoi shanset e skuadrës së tij në garë për titull këtë sezon, por Hazard, me het-trikun e tij në fitoren 3:0 ndaj Newcastles të shtunën e ngjiti ekipin në pozitën e parë, pasi Manchester City barazoi në udhëtim te Norwich 0:0, dhe Arsenali humbi nga Liverpool me rezultat të thellë 5:1.

“Në krye të ligës. Shkoj në shtrat, ëndërroj. Shpresoj të përfundojmë sezonin kështu ku jemi tani. Është kënaqësi të luaj për këtë skuadër dhe të punoj për arritjen e objektivave të rëndësishme”, deklaroi Hazard.

Në serinë e rezultateve pozitive në periudhën e fundit, Chelsea u bë skuadra e parë që mposhti Manchester Cityn në Etihad të hënën e shkuar, kur triumfoi me rezultat 1:0.