Hazard e befason Real Madridin me deklaratën e fundit

Eden Hazard është në dilemë për të ardhmen e tij.

Merkato

12/11/2018 09:59

Fillimisht, Eden Hazard, deklaroi se është ëndërr e tij që të luaj te Real Madridi, por tani ka ndryshuar qasje.

“Për shtatë vite që jam këtu, e kam shijuar lojën time”, ka thënë fillimisht belgu, përcjell “lajmi.net”.

“Kur jam në fushë, mundohem të jap kënaqësi, së pari vetes, pastaj tek tifozët që na shikojnë.

“Në këtë moment, ne jemi duke bërë mirë dhe për këtë arsye jam mirë edhe unë. Kështu jam i lumtur që luaj këtu”, ka shtuar më tej Hazard. /Lajmi.net/