“Hazard duhet të largohet nga Chelsea nëse dëshiron të arrijë CR7 dhe Messin”

Eden Hazard duhet të largohet nga Chelsea nëse dëshiron të arrijë nivelin e Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos.

Sport

01/06/2018 16:58

Kështu ka deklaruar Frank Sinclair, ish mbrojtësi i Chelsea.

“Mendojë që Hazard duhet të mendojë se është lojtar i kategorisë së njëjtë me Ronaldo apo Messi, e për ta bërë këtë ai duhet të shkojë në një klub si Real Madridi”, ka thënë ish mbrojtësi i Bluve.

Ai shton se Chelsea mund ta ketë të vështirë ta mbajë edhe këtë vit Hazardin, pasi beson se Real Madrid do të hidhet sërish në sulm për shërbimet e tij./Lajmi.net/