Hazard ‘dridh’ Chelsean: Dua të punoj sërish me këtë trajner

Eden Hazard ka zbuluar dëshirën e tij për të punuar sërish me Jose Mourinhon.

Sport

13/10/2018 14:15

Ylli belg ka luajtur për Mourinhon për dy vite te Chelsea (2013-2015), para se ky i fundit të shkarkohej.

Një ribashkim mund të ndodhë sërish në të ardhmen, sidomos pas deklaratës së fundit të Eden Hazard.

“Ne vitin e fundit kaluam një moment negativ, por nëse me pyesni se me kë trajner dua të punoj zgjedh Mourinhon”, ka deklaruar Hazard.

“Dua të jem sërish nën urdhrat e tij! Ai është shok me ekipin kur gjërat shkojnë siç duhet dhe kritik kur gjërat s’janë mire. Kur i kërkoja një ditë leje, me jepte dy”./Lajmi.net/