Hazard: Chelsea – Real Madrid, ky do të jetë klubi im për sezonin e ri (FOTO)

Eden Hazard ka konfirmuar të ardhmen e tij.

Merkato

16/06/2017 09:16

Eden Hazard nuk planifikon të largohet nga Chelsea.

Mesfushori belg përkundër interesimit nga Real Madrid ka thënë se dëshiron të luajë për “Blues” edhe në sezonin e ardhshëm.

“Shpresoj që edhe viti i ardhshëm do të jetë njësoj, ta fitojmë Premierligën dhe të shpallem Futbollisti i Vitit”, dekalroi Hazard për “Chelsea Magazine”, përcjell “lajmi.net”.

“Ne duhet të jemi gati dhe të luajmë në nivel të lartë duke e vazhduar atë”, u shpreh ai. /Lajmi.net/