Hazard apo Neymar, Real Madrid ka vendosur se cilin ta transferojë

Real Madrid po përgatitet që të bëjë një transferim të madh në afatin e verës.

Sport

17/02/2019 17:37

Real Madrid duket se e ka qartësuar mendjen se a të transferojë Neymarin apo Eden Hazardin.

Skuadra spanjolle përfundimisht do të tentojë t’i marr shërbimet e brazilianit nga PSG-ja, përcjell lajmi.net.

Nëse Real Madrid arrin marrëveshje me Neymarin, atëherë Eden Hazard do të përjashtohet nga lista e tyre e transferimeve.

Belgu ka bërë me dije ditë më parë se ai e ka marrë vendimin rreth të ardhmes së tij, por ende nuk është bërë e ditur se a do ta nënshkruajë kontratën e re me Chelsean apo do të kalojë në Santiago Bernabeu. /Lajmi.net/