Haye – Bellew, lajm shumë i keq për adhuruesit e boksit (FOTO)

David Haye mund të tërhiqet nga ballafaqimi me Tony Bellew për shkak të një lëndimi.

Sport

01/03/2017 14:19

Dueli mes David Haye dhe Tony Bellew është në dyshim pasi ish kampioni i botës ka pësuar një lëndim në stërvitje, shkruan “The Sun”.

Haye ka zgjuar dyshime se meçi me Bellew mund të anulohet me udhëtimin e tij për në Munich, përcjell “lajmi.net”.

36-vjeçari dyshohet se vuan nga një problem në thembër, i pësuar në ditët e fundit. Andaj, ai ka vizituar specialistin e njohur Dr Muller-Wohlfahrt për konsultime.

Ai e publikoi një fotografi me të në Instagram. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6