Haxhollët shpëtojnë nga granata e mbetur e Luftës së Dytë Botërore (Video)

Mëngjesi i së hënës nuk ishte i zakonshëm për familjen Haxholli në fshatin Shkabaj afër Prishtinës, kjo pasi skaj shtëpisë së tyre u identifikua një mjet shpërthyes. Nga ajo që pa, Ismet Haxholli u frikësua teje mase.

Lajme

23/03/2015 22:50

“E njofta menihere n’maje dhe bërtita. I largova fëminë edhe pak e izolova vendin”, tha ai.

Haxholli, i cili pretendon se i njeh mirë mjetet shpërthyese, vlerëson se shpërthimi i kësaj predhe do të ishte fatale për familjen e tij.

“Me pas qëllu naj fmi apo kushdo qoftë, kish pësu shumë”, shton ai.

Por jo të gjithë ishin të kujdesshëm kur panë këtë mjet shpërthyes.

“Unë e kapa me dorë dhe e çova përpjetë, thash granatë tekoka”, thotë Ahmet Haxholli.

Haxhollët fillimisht njoftuan Policinë. Pas tyre në vendin e ngjarjes dolën ekipet e çminimit të FSK-së dhe KFOR-it. Në fund rezultoi se mjeti shpërthyes kishte qëndruar në këtë vend dekada me radhë.

“Është një projektil 80mm – mbetje nga Lufta e Dytë Botërore”, tha Remzie Zeqiraj, zyrtare për marrëdhënie me publikun në FSK.

Çminuesit e FSK-së dhe KFOR-it konstatuan se mjeti mund të lëvizet e të dërgohet në ndonjë vend të sigurt për shpërthim të kontrolluar. /Klan Kosova/

YouTube player