Haxhiu: Trepça ka licencë për operim deri më 24 prill

Deputeti i PDK-së në Kuvendin e Kosovës, Bekim Haxhiu ka thënë sot se drejtuesit e Trepçës nuk kanë qasje aktive dhe se aty nuk po qëndrojnë për interesa të Trepçës.

Lajme

02/04/2015 23:07

Duke folur edhe në Kuvendin e Kosoëvs për këtë temë, Haxhiu tha se njerëzit e menaxhmentit të Trepçës duhet të keën qasje aktive e jo ta bëjnë të kundërtën, duke manipuluar me opinionin.

“Këtë e dëshmuan edhe me njoftimin e datës 9 mars 2015, dhe të përsëritur edhe dje në media, ku menaxhmenti i Trepçës njoftoi opinion e gjerë se Trepçën e kanë sjellë në gjendje të rëndë financiare. Sipas tyre, në këtë situatë ata kanë ardhur për arsye se licenca për shfrytëzim ju ka skaduar me 24 janar 2015! Ky njoftim i menaxhmenti të Trepçës ishte një tentativë e paskrupullt e manipulimit të opinionin publik, sepse sipas Ligjit për Miniera dhe Minerale, neni 36, pika 4, KPMM-ja mundet në rrethana të veçanta dhe në ushtrimin e diskrecionit të tij të arsyeshëm, të vazhdojë periudhën në fjalë, për një periudhë shtesë prej tre (3) muajve. Do të thotë, në rastet kur nuk refuzohet licenca, aplikuesit i lejohet vazhdimi i saj edhe për tre muaj shtesë, që në rastin e Trepçës i bie se licenca është e lejueshme deri me 24 prill 2015”, tha deputeti Haxhiu, transmeton veriu.info.

Haxhiu tha se menaxhmenti i Trepçës, duke e parë gjendjen buzë falimentimit në të cilën e ka sjellë këtë gjigant industrial, po provon që fajin t’ia hedh institucioneve qendrore.

“Ka indikacione që pasi dështoi likuidimi – falimentimi juridik i Trepçës, duket se dikush prapë është duke provuar që në aspektin operacional ta falimentojnë Trepçën dhe kjo nuk mund të lejohet, sepse me zhvillimin e Trepçës do të kemi edhe zhvillim ekonomik të Kosovës”, tha Haxhiu. /Veriu.info/