Haxhiu thotë se Haradinaj ka shndërruar kryeministrinë në pronë partiake

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka akuzuar kryeministrin Ramush Haradinaj se shndërruar kryeministrinë në pronë partiake, duke pritur në zyrën e tij, anëtarë dhe militantë të AAK-së.

Lajme

20/09/2017 16:37

Haxhiu ka thënë se Haradinaj i cili ka nxjerr një vendim që resurset shtetërore mos të përdoren për fushatë, ai me këtë veprim po bënë vet shkelje.

“Dje, kryeministri Haradinaj, mori një urdhër, që mos të keqpërdoren resurset publike në fushatën zgjedhore. Por, ai i pari nisi keqpërdorimin e pozicionit dhe resurseve publike!”

“Fakti që ai pret në vazhdimësi në zyrën e tij, kryesitë e degëve e militantë të partisë së tij tregon se e ka shndërruar kryeministrinë si pronë partiake!”

“Një qeveri pazaresh nuk mund të përfundojë ndryshe se në qeveri pronarësh partiak dhe grupor”, ka shkruar Haxhiu në facebook.

Haradinaj të martën ka pritur në takim në zyrën e tij, degën e Pjesës të AAK-së/ Lajmi.net/