Haxhiu thotë se greva e mësimdhënësve është e drejtë, akuzon Qeverinë

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka përkrahur grevën e mësimdhënësve, por ka drejtuar akuza ndaj Qeverisë.

Lajme

13/01/2019 18:53

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka thënë se greva e mësimdhënësve është e drejtë, shkruan lajmi.net.

Sipas Haxhiut, vendimi për të hyrë në grevë është i drejtë dhe se këtë vendim duhet ta përkrahin edhe prindërit pasi që sipas saj, nuk janë fajtorë punëtorët e arsimit, por siç thotë ajo, Qeveria e papërgjegjshme e cila ka thelluar krizën dhe diskriminimin.

Postimi i plotë i Haxhiut pa ndërhyrje:

Nga nesër të gjithë punëtorët e arsimit do të hyjnë në grevë.

Në një vend ku numri i ministrave, zëvendësministrave, këshilltarëve, nuk ka tavan dhe ku paga e një këshilltari është disa fish më e lartë se e punëtorëve shëndetësor dhe në këtë rast edhe punëtorëve të arsimit, paknaqësitë vetem sa vijnë e shtohen.

Vendimi për të hyrë në grevë është i duhur dhe duhet ta ketë mbështetjen edhe të prindërve sepse për këtë nuk janë fajtorë punëtorët e arsimit, por Qeveria e papërgjegjshme e cila e ka thelluar krizën e diskriminimin.

Një Qeverie që nuk e qan kokën për dinjitetin dhe mirëqenien e mjekut, mësuesit por vetëm ka hallin e interesit personal, duhet përgjigjur me grevë!. /Lajmi.net/