Haxhiu: Qeveria Haradinaj i ka ditët e numëruara

Deputetja nga rradhët e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas lajmit se as nesër nuk do të mbahet seanca plenare e Kuvendit të Kosovës ku në rend dite ka qenë Interpelanca për rritjen e pagave të Qeverisë, vendimi për pagën minimale dhe ai për skemën sociale.

Lajme

14/02/2018 16:48

Haxhiu, shkruan në Facebook se Qeveria e Haradinajt po i ikë ballafaqimit me Kuvendin dhe po tenton të mbys sipas saj Republikën parlamentare, një qeveri e tillë sipas Haxhiut, i ka ditët e numëruara.

Ky është postimi i plotë i Haxhiut në Facebook:

“As nesër nuk do të mbahet seanca plenare ku në rend dite ka qenë Interpelanca për rritjen e pagave të Qeverisë dhe vendimi për pagën minimale dhe ai për skemën sociale. Kështu u njoftuam nga Kuvendi!

Dje është dashur të mbahet seanca por në mungesë të kryeministrit, u caktua që vazhdimi i seancës të jetë të enjten. Shtrohet pyetja kush e morri të drejtën e shtyerjes së seancës?
Qeveria Haradinaj po i ik ballafaqimit me Kuvendin dhe po tenton të mbysë Republikën parlamentare! Një Qeveri e tillë, ditët i ka të numëruara!”/Lajmi.net/