Haxhiu: Po përpiqemi të jemi bashkë, ta pengojmë ratifikimin e demarkacionit

Albulena Haxhiu, deputete e Vetëvendosjes, ka thënë se janë duke menduar bashkimin me dy partitë tjera opozitare që ta pengojnë ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi.

Lajme

25/05/2016 23:10

“Është për keqardhje se si Kuvendi i Kosovës u shndërrua në vegël te Qeverisë. Më as për qytetarët s’janë me rëndësi seancat që janë mbajtë çdo te Enjte. E pash sot sa jo funksional është Kuvendi. Është mjeruese se si po miratohen ligjet”, tha Haxhiu në emisionin Rrokum Roll në Rrokum.

Sipas saj, ajo çka ka thënë mbrëmë deputetja Musliu se PDK po e shqyrton si materie marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi, është veç tallje me publikun.

YouTube player

“Pas 9 muajve që u nënshkrua marrëveshja, ata dalin na thonë se po e shqyrtojnë si materie! Kjo ësht tallje!. Në qoftë se është kusht demarkimi i kufirit për liberalizimin, pse atëherë nuk u kërkua edhe demarkacioni me Serbinë…se ende s’kemi as me ata”, theksoi Haxhiu.

Haxhiu shtoi se e rëndësishme është Qeveria me u largu nga kjo marreveshje pasi sipas saj, kur të vjen në Kuvend, atëherë dihet se do të miratohet.

Haxhiu ne vazhdim u shpreh se jane te sigurt se ka pase takime mes personaliteteve te AAK-së dhe PDK-së, ma saktesisht me Kadri Veselin.
“Kanë me dal më vonë keto gjëra, jam e sigurt”, u shpreh ajo.