Haxhiu: Në asnjë rrethanë nuk shkojmë me PDK-në

Kandidatja për deputete nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka thënë se në këto rrethana, janë tre skenar që do të mund të ndodhnin për formimin e Qeverisë, duke theksuar se më i mirë në interes të shtetit, do të ishte që deputetët t’i bashkohen VV-së për formimin e qeverisjes së ardhshme.

Lajme

12/06/2017 21:18

Ajo në një debat në RTK, ka thënë se mundësia e parë pas zgjedhjeve është që LDK të shkoj me PDK-në, pastaj LDK mos të shkojë me PDK dhe as me VV, opsion ky që vendin e qon në zgjedhje, por ekziston edhe mundësia që deputetët t’i bashkohen VV për qeverisjen e ardhshme, gjë që do të ishte opsioni më i mirë në interes të shtetit.

Ajo paralajmëroi se do të fillojë bisedimet me deputet e subjekteve tjera për t’iu bashkuar VV-së, por ajo theksoi se është e qartë që VV në asnjë rrethanë nuk do të shkoj në koalicion me PDK-në.

Sipas saj, në disa zona ka pasur mospërputhje në mes vëzhguesve të tyre dhe rezultateve të KQZ-së.