Haxhiu, Kurteshi e Bogujevci vizitojnë në burg Krasniqin, Halitin dhe Arifin

Deputetët e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, Sami Kurteshi dhe Saranda Bogujevci, kanë vizituar në burgun e Dubravës, deputetin Frashër Krasniqi dhe aktivistët, Egzon Haliti dhe Atdhe Arifin të cilët janë dënuar nga gjykata e shkallës së parë për terrorizëm në rastin e gjuajtës me granatë dore, objektin e Kuvendit të Kosovës.

Lajme

15/12/2017 17:08

Lajmin për këtë vizitë e ka bërë publik në faqen e saj në Facebook, deputetja Albulena Hahxhiu.

“Sot, në cilësinë e anëtarëve të Komisionit, vizituam Qendrën Korrektuese në Dubravë. Aty u njoftuam me kërkesat e të burgosurve por po ashtu takuam Egzonin, Frashërin dhe Atdheun të cilët u dënuan padrejtësisht dhe pa asnjë provë!”.

“Ata na dhanë edhe më shumë forcë e vullnet për të vazhduar tutje!”, ka shkruar Haxhiu.