Haxhiu, Kurteshi e Bogujevci vizitojnë në burg aktivistët e tyre

Albulena Haxhiu përmes rrjetit social Facebook ka bërë të ditur që sot kanë vizituar Qendrën Korrektuese në Dubravë.

Lajme

15/12/2017 16:29

Ajo bëri të ditur se aty janë takuar me aktivistët e dënuar me burg tashmë , Atdhe Arifin, Frashër Krasniqin, dhe Egzon Halitin të cilët po vuajnë dënimin në këtë qendër korrektuese.

Ky është postimi i saj në Facebook:

“Sot, në cilësinë e anëtarëve të Komisionit, vizituam Qendrën Korrektuese në Dubravë.

Aty u njoftuam me kërkesat e të burgosurve por po ashtu takuam Egzonin, Frashërin dhe Atdheun të cilët u dënuan padrejtësisht dhe pa asnjë provë!

Ata na dhanë edhe më shumë forcë e vullnet për të vazhduar tutje!” /Lajmi.net/