Haxhiu: Kur vendi përballet me gjëra të këqija, PDK dhe LDK gjithmonë janë bashkë

Deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu ka thënë se çdo herë kur vendi përballet me diçka të keqe, PDK dhe LDK janë gjithmonë bashkë.

Lajme

21/03/2018 17:55

Ajo ka thënë se në mbledhjen e Kryesisë VV nuk janë ftuar dhe as që janë lejuar të marrin pjesë, raporton lajmi.net.

Haxhiu ka shtuar se kanë ardhur në Kryesi t’i kërkojnë Veselit që ai të jap dorëheqje nga kryetari i Kuvendit sepse nuk e meriton të qëndroj pasi fyen dhe shanë deputetët.

Ndërsa pas mbledhjes askush nga anëtaret e kryesisë nuk ka folur për media për treguar se çfarë u bisedua dhe nëse kanë marrë ndonjë vendim./Lajmi.net/