Haxhiu kërkon nga Komisioni qeveritar për personat e dhunuar gjatë luftës, raportim në Kuvend

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje ka kërkuar nga Komisioni qeveritar për njohjen e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës, që të raportoj në Kuvendin e Kosovës.

Lajme

20/10/2018 17:28

Ajo ka thënë se ky komision duhet të raportoj sa më parë në Kuvend, gjegjësisht në komisionet përkatëse për refuzimin e mbi 100 aplikacioneve të personave të dhunuar gjatë luftës, përcjell lajmi.net.

“Komisioni qeveritar për njohjen e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës duhet të raportoj sa më parë në Kuvend, gjegjësisht në komisionet përkatëse për refuzimin e mbi 100 aplikacioneve të personave të dhunuar gjatë luftës!”, ka shkruar Haxhiu.

Ky është postimi i plotë i Haxhiut:

Komisioni qeveritar për njohjen e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës duhet të raportoj sa më parë në Kuvend, gjegjësisht në komisionet përkatëse për refuzimin e mbi 100 aplikacioneve të personave të dhunuar gjatë luftës!

Çfarë faktesh i duhen Komisionit?

Çfarë duhet si dëshmi për të bindur këtë Komision se dikush është dhunuar seksualisht gjatë luftës, para gati 20 viteve?

Numri i veteranëve është katër fishuar ndërsa tek viktimat e dhunimit seksual kërkojnë kushedi sa dhe çfarë dëshmi!