Haxhiu e quan të gërditshme heshtjen e Haradinajt ndaj fletëarresteve

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Albulena Haxhiu, e cila akuzohet për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës, e ka quajtur të gërditshme heshtjen e kryeministrit Haradinaj, ndaj siç ka thënë ajo persekutimit të deputeteve

Lajme

22/11/2017 12:15

Haxhiu thotë se hedhja e gazit në Kuvend ka qenë veprim që është ndërmarrë bashkë me opozitën e asaj kohe, AAK-në dhe NISMA-n.

E heshtja e Hardianjt për këtë rast, sipas saj po ndodh se kyreministri Haxhiu ka akuzuar kryeministrin po frikësohet nga humbja e karriges pasi sipas saj,

“Veprimet e gazit lotsjellës ne Kuvendin e Republikës kane qene veprime politike dhe ne atë kohe i kemi nderrmare bashke me opoziten e asaj kohe, AAK dhe Nismën. Falë atyre veprimeve, ne kemi arritur ta ndalojme bosnjezimin e Kosoves dhe faljen e territorit”, shkruan deputetja Albulena Haxhiu.

“Ne ate kohe, kur gjykatat e kapura leshonin fletearreste dhe benin perndjekje politike, kunder kesaj reagonte edhe Ramush Haradinaj por edhe Fatmir Limaj! Sot, nga frika e humbjes se karriges, kryeministri aktual Ramush Haradinaj, nuk flet per persekutimin e deputeteve! O sa e turpshme dhe e gërditshme”, ka shkruar në facebook deputetja e Vetëvendosje./Lajmi.net/