Haxhiu: Deputetët e LDK-së që po shesin moral të tregojnë se sa u shitën

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka pyetur disa nga deputetët e LDK-së, se sa para morën për ta votuar Thaçin president.

Lajme

27/02/2016 11:25

Ajo me anë të një postimi në Facebook, ka shkruar se disa deputetë të LDK-së, që tash po shesin moral do të bënin mirë të tregoni  se për sa para u shitën, transmeton lajmi.net.

“Këta deputetët e LDK që ende po kanë fytyrë të na shesin moral e po ia hedhin fajin opozitës bëjnë mirë të na tregojnë se sa para u shitën? Turp ju qoftë!”, ka shkruar ajo në Facebook.