Haxhi Krasniqi: Nuk e mohoj kur prejardhjen time

Boksieri kosovar i cili përfaqëson Gjermaninë, Haxhi Krasniqi ka shkruajtur në Facebookun e tij se kurrë nuk do ta mohojë prejardhjen e tij.

Sport

25/12/2014 19:01

Boksieri nga Juniku ka gëzuar edhe një herë tej mase tifozët shqiptarë, duke thënë se ai kurrë nuk e ka ndërmend ta mohojë prejardhjen e tij.

Këtë gjë ai e ka bërë nëpërmjet një postimi në Facebook, me të cilin është ndier mjaft krenar dhe i lumtur.

“Unë nuk e mohoj kurrë se nga vi, gjithmonë pas çdo ndeshje kam me i përshëndes shqiptarët në gjuhën tonë”, ishte postimi i shkruar nga ai.