Haxhi Krasniqi, krenar që është shqiptar

Boksieri Haxhi Krasniqi ka konfirmuar se është krenar që është shqiptar, duke e formuar shqiponjën dykrerëshe, gjatë stërvitjeve për duelin me Jurgen Brahmer.

Sport

06/02/2015 16:57

Haxhi Krasniqi krenohet që është shqiptar. Boksieri junikas është duke u përgatitur për duelin e rëndësishëm për titull të kampionit të botës në versionin WBA, kundër Jurgen Brahmer.

Dhe, në një fotografi të publikuar prej tij në faqen e tij në rrjetin social Facebook, Krasniqi është paraqitur duke e formuar shqiponjën dykrerëshe.

“Unë dhe ekipi im që ushtrojmë, besoj që më gjeni lehtë në këtë foto”, ka shkruar Krasniqi në grupin e tij në rrjetin social, Facebook.