Hawking dhe Zuckerberg kanë një projekt ambicioz në univers

Raketa të vogla kozmike do të dërgohen në hapësirë për të studiuar universin, në një projekt tepër ambicioz ku janë përfshirë shkencëtari i njohur Stephen Hawking dhe themeluesi i “Facebook”-ut, Mark Zuckerberg.

Bota

12/04/2016 21:04

Nanoraketat pritet të fotografojnë dhe eksplorojnë zona të cilat syri njerëzor nuk i ka parë kurrë.

Duke folur rreh projektit sensacional, prof. Hawking tha: “Ne po i tejkalojmë kufijtë. Ne ndërmarrim këtë hap të madh në kozmos, sepse jemi njerëz dhe ëndërrojmë të fluturojmë”.

Projekti i quajtur “Starshot” shpreson që t’i dërgojë robotët e vegjël në sistemin e yjeve “Alpha Centauri”, që ndodhet 25 trilionë milje larg. Për të arritur në këtë pjesë të universit do të duheshin 30 mijë vjet në kushte normale, por me projektin e ri mund të arrihet për vetëm 20 vjet.